11 vepra të Piktorit të Popullit Vangjush Mio, do të jenë pjesë e ekspozimit në Centro Culturale Don Orione Artigianelli, Sala Tiziano, Dorsoduro 909/a në Venecia, Itali.
Qeveria ka miratur lejimin e lëvizjes së veprave të artit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për periudhën 1 mars 2018 – 30 prill 2018.
Ekspozimi jashtë territorit të vendit bëhet në përputhje me udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e lëvizjes së objekteve të trashëgimisë kulturore, me vlera të veçanta kombëtare dhe unikale, për ruajtjen, restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Vendimi qeverisë, ngarkon Migena Hajdarin, përfaqësuese me prokurë të posaçme të kryejë shoqërimin dhe kthimin e veprave në vendin e origjinës, sipas afateve dhe kushteve të përcaktuara në këtë vendim.
Ngarkohet Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore të kryejë procedurën e monitorimit dhe regjistrimin e lëvizjes së veprave. /ATA/