Në pamje të parë duart mund të na duken të pastra, po faktikisht nuk është kështu. Çdo ditë prekim sende të pista, ku gëlojnë me miliona baktere. Ja disa nga këto sende:
1.Tastiera e kompjuterit
Në tastierën tënde të kompjuterit fshihen pluhura dhe koloni mikrobesh.
2.Celulari
E marrim kudo me vete, madje edhe në tualet, përveçse të lajmë duart shpesh duhet të mendojmë që të pastrojmë edhe celularin.
3.Paratë
Janë vendi i preferuar i mikrobeve dhe baktereve. Qarkullojnë kudo dhe mbartin lloj-lloj infeksionesh.
4.Jastëkët
Mezi po pret që të shtrihesh në jastëkun tënd të butë? Kujdes! Në të fshihen baktere dhe mikrogjallesa që mund të shkaktojnë edhe astmën.
5.Çanta
Është gjithmonë me ne, në makinë e autobus… dhe shumë herë përfundon edhe përtokë.
6.Karroca e supermarketit
E ke idenë se sa njerëz përdorin të njëjtën karrocë? Myk dhe gjak janë vetëm dy shembuj të asaj çfarë gjendet në to.
7.Dorezat e dyerve
Ja një koloni e tërë bakteresh. Në shtëpi mund të jenë disi më të pastra, po në punë dhe kudo tjetër ku ka një derë që duhet ta hapësh dhe ta mbyllësh.