Gati projektligji i ri për sigurinë kibernetike

image2

Qeveria ka hartuar një ligj të posaçëm kundër hakerave e piraterisë kompjuterike, pasi janë shtuar rastet e vjedhjeve online. Projektligji Për Sigurinë Kiberneteike synon arritjen e një niveli të lartë të sigurisë në rrjetet dhe sistemet e informacionit.

Bazuar në këtë projektligj pritet të ngrihen struktura të reja për të garantuar mbrojtjen e shoqërisë nga rreziqe që mund t’i vijnë nga sulmet në rrjetet dhe sistemet e informacionit. Kështu do të ngrihet një autoritet i vetëm dhe i posaçem për sigurinë kibernetike.

Sipas hartuesve të projektligjit kapacitetet ekzistuese të operatorëve publikë nuk janë të mjaftueshme për të siguruar një nivel të lartë sigurie.

Drafti, i cili ndodhet për shyrtim në Kuvend, përshkruan masat organizative dhe teknike që duhet të respektojnë subjektet për të garantuar sigurinë kibernetike, duke nisur nga menaxhimi i risqeve, të personat që kanë akses në informacion, verifikimi i identitetit të përdoruesve, e deri te siguria fizike e pajisjeve, apo përdorimi i kriptografëve.

Ligji parashikon dhe shpalljen e krizave kibernetike nga Kryeministri në situata kur siguria e rrjeteve të komunikimeve elektronike është seriozisht e rrezikuar, duke vënë në rrezik interesin publik të Republikës së Shqipërisë.

Pin It