Edhe në Tiranë do të mbahen homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari

as_1478508996-501591
Të hënën në Tiranë, 7 nëntor, ora 17:30 në Sheshin Nënë Tereza do të mbahen homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Derisa Ministria e Drejtësisë po garanton transparencë në zbardhjen e vdekjes në burg të aktivistit Astrit Dehari, zyrtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje” në një konferencë të jashtëzakonshme që kanë mbajtur të dielën, kanë thënë se vdekja e Astrit Deharit në burg është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit.

Kur të burgosurit e  tjerë kishin dalë në shëtitje të shtunën, Astrit Dehari i ishte lutur oficerit të Shërbimit Korrektues që të qëndrojë te dhoma e tij. Lutjen oficerit i’a kishte bërë me qëllim që të bënte pastrimin e dhomës. Por, kur të gjithë të burgosurit janë kthyer në dhomat e tyre, Astritin e kanë gjetur në tokë dhe në gjendje shumë të rëndë e me të vjella, nga ku pastaj është nisur për spital.

Atje është konstatuar vdekja e të ndjerit. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga një burim i gazetës “Zëri” në Burgun e Prizrenit, sipas të cilit është herët të flitet për shkakun e saktë të vdekjes së 26-vjeçarit.

Pin It