
Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit në bashkëpunimin me kooperacionin gjerman “GIZ” prezantuan guidat turistike për 15 qendra banimi në Bashkinë e Himarës.
Ekspozimi i prodhimeve artizanale, piktura të peizazheve të zonës, degustimi i kuzhinës tradicionale dhe prodhimeve ushqimore si dhe larmia e grupeve folkloristike i dhanë bukuri këtij aktiviteti.
Një tjetër surprizë e bukur ishte dhe vizita në fshatin Pilur të Himarës, ku përveç mikpritjes në njërën prej bujtinave tradicionale si] është “Vila Çipa” , të pranishmit shijuan dhe performancën e grupit të valleve të Tropojës, të ardhur posaçërisht për këtë aktivitet.
Aktiviteti shërbeu gjithashtu dhe si shkëmbim i përvojave dhe takimeve të grupeve të ndryshme të interesit në fushën e turizmit.