A e keni menduar ndonjëherë pse logoja e facebook-ut ka ngjyrën blu? Ngjyra blu lidhet me themeluesin e Facebook, Mark Zuckenberg, i cili është daltonik. Siç dihet nga të gjithë daltonizmi lidhet me mungesën e dallimit të ngjyrave.
Zuckenberg disa vite më parë ju nënshtrua një testi për dallimin e ngjyrave dhe rezultatet e testit u lidhën të gjitha me ngjyrën blu, pasi themeluesi i Facebook vetëm këtë ngjyrë mund të dallonte shumë mirë.
Megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye. Ekspertët e marketingut kanë vlerësuar se ngjyra blu është ngjyra “më miqësore” që i jep çdo përdoruesi një ndjenjë të mirëpritjes.