OKB: 10 mijë persona kanë humbur jetën në konfliktin e Jemenit

thumbs_b_c_2ce2c7c6feef5b9f57b413017230073c-1473439864

Të paktën 10 mijë persona kanë humbur jetë gjatë konfliktit të Jemenit, i cili po zhvillohet mes rebelëve Houthi, koalicionit të udhëhequr nga Arabia dhe mbështetësit e qeverisë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara është shprehur se numri i lartë i viktimave në këtë konflikt nënvizon nevojën e ngutshme për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Që prej fillimit të konfliktit në 2015­tën, të paktën 10 mijë persona kanë humbur jetën dhe 40 mijë të tjerë janë plagosur”, ka deklaruar Jamie McGoldrick, koordinatori i OKB­së në Jemen.

Ndërkohë ai ka shtuar se në Jemen ekzistojnë zona të izoluara që janë duke vuajtur prej urisë. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar konfliktin e Jemenit si një prej Krizave më të rënda humanitare në Botë.

Pin It