
Ishte një kohë kur të gjitha ngjyrat jetonin në harmoni. Të gjitha punonin, kërcenin dhe këndonin për të sjellë një festë të madhe ngjyrash, e cila organizohej gjithmonë në mënyrën më të bukur. Në momentin kur secila nga ngjyrat do t’iu uronte banorëve për një vit sa më të mirë, vjen, si pa u ndjerë, egoja e zezë. Ajo iu pëshpërin në vesh dhe kështu mendimi i saj i keq depërton në mendjen e tyre. Që nga ai moment ngjyrat ndahen dhe secila ndërton qytetin e vet. Një vajzë e vogël e quajtur Blum nuk është e përfshirë nga egoja e keqe. Por a do t’ia dalë të risjëllë harmoninë në qytetin e ngjyrave?
Një shfaqje tejet argëtuese ku fëmijët do të magjepsen nga fantasia e ndërtimit të shfaqjes ku projeksioni, muzika ,kostumet dhe personazhet e krijuar plot ngjyra sjellin një magji të vërtetë në skenë. Premiera në datat 28 dhe 29 Janar ora 10:30 për të vijuar çdo të shtunë në të njëjtën orë. Teksti & Regjia : Nelson Mulla. Video-animacion : Renato Aliçkolli. Kostumet: Sofi kara. Kompozimi muzikor: Edmond Rrapi. Koreografia: Almenda Hoxha. Aktorë: Françeska Hysi, Dajana Nenaj, Shejla Domi, Elidon Alika, Erlin Visha, Aleksandër Mitrollari.