Kantautori shqiptar Ermal Meta, i cili konkurron për të dytin vit në festivalin e muzikës italiane Sanremo, mbrëmjen e djeshme është vlerësuar me çmim.
Mes këngëtarëve që garuan me këngët më të suksesshme ndër vite të muzikës italiane, Meta zuri vendin e parë duke fituar çmimin “Cover 2017”.
Meta, këndoi këngën “Amara terra mia” kënduar më vitin 1971 nga Domenico Modugno.
Në vendin e dytë pas tij u rendit Paola Turci, dhe në të tretin Marco Masini. Mbrëmjen e sotme është gjysmëfinalja, ndërsa në finale nga 20 konkurrentë aktualë do shkojnë 16 këngëtarë.