Kjo është shtëpia e Flintstonëve e cila gjendet në Kolumbi dhe është bërë e gjitha nga balta, nga muret e deri tek mobiliet. Banesa është rreth 500 metra katrorë dhe u realizua nga arkitekti dhe pronari Octavio Mendoza, i cili është edhe një aktivist mjedisi. E njohur nga vendasit si banesa e Flintstonëve, ajo gjendet në Villa de Leyva, një fshat në Bogota. Nga brenda, banesa duket si një grumbull gurësh të mëdhenj prej argjile. Ajo është rrethuar nga një terren i gjelbër dhe një pamje që të lë pa frymë për shkak të maleve.
