7 përdorimet e kanellës, në dobi të organizmit tonë

Pak pluhur kanelle mbi të dhe ëmbëlsira jonë do të  përftojë një shije të papërshkrueshme. Po ashtu edhe çaji i mollës me kanellë është përveçse relaksues, një prej cajrave me aromën më të këndshme. Përveç këtyre përdorimeve të përditshme, kanella ka edhe disa përdorime të tjera jashtë kuzhine, të cilat me siguri ia rrisin vlerat asaj.

Vetitë antibakteriale dhe antifungale të kanellës e bëjnë një përbërës bazë në shumë maska bukurie dhe trajtime popullore. Më poshtë do  t’ju renditim të gjitha përdorimet e kanellës jashtë kuzhinës.
1) Lehtëson simptomat e gripit dhe problemet me stomakun
Kanella ka vetinë të neutralizojë bakteret e këqija që jetojnë në aparatin tretës dhe promovon shëndetin e zorrëve. Është efektive në luftimin e baktereve të tilla si E.Coli. Për të luftuar gripin mjekët këshillojnë të konsumoni mjaltë me kanellë.
2) Neutralizon aromat
Duke qenë një antibakterial natyral kanella neutralizon aromat e këqija që shkaktohen nga bakteret. Ajo që duhet të bëni është thjeshtë të lini një tenxhere me ujë të ziejë për 30 minuta, ku në të keni vendosur një shkop kanelle.
3) Përshpejton metabolizmin
Kjo erzë rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe përshpejton proceset metabolike.
4) Lufton diabetin tip 2 :. Sipas Dr.Mayo Clinic, kanella mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit veprimin e insulinës. Për njerëzit me diabet tip 2, doktorët rekomandojnë 1 deri në 4 gram ose 1/4 deri në 1 lugë çaji kanelle në ditë.
5) Zhduk insektet: Megjithëse kanella është një nga erëza më të dashura në mesin e njerëzve, ajo është e urryer nga insektet.
6) Anti-depresant
Konsumi i ushqimeve me kanellë apo të ndjerit aromën e kësaj erezë ka veti antidepresive.
7) Trajtoni mykun e thonjve
Për të trajtuar mykun duhet të aplikoni vajin e gjetheve të kanellës direkt në thonj.

Pin It