Një dukuri të çuditshme natyrore është vënë re në gjirin e Alaskës ku uji i ngarkuar me sedimente të rënda rrjedh në oqean të hapur nga lugina akullnajore dhe lumenjtë.
Dukuria e mahnitshme merr emrin e pengesës hidraulike dhe ndodh për shkak të faktit se të dy rrymat e ujit janë me dendësi shumë të ndryshme si përzierje sipërfaqësore, përqindja e kripës është shumë e ndryshme.
Kjo karakteristikë e deteve, të cilat rrinë ngjitur me njëra-tjetrën pa u përzier mes tyre, është zbuluar jo shumë kohë më parë nga studiuesit e oqeaneve. Për shkak të forcës fizike të quajtur “tensioni sipërfaqësor”, ujërat e deteve fqinj nuk përzihen. I shkaktuar nga diferenca e dendësisë të ujërave të dy deteve, tensioni sipërfaqësor nuk i lejon ata të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një mur i hollë.
Pjesa më interesante e këtij fenomeni është se ai është shpallur në Kuran në kohën kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqësor, apo oqeanografinë.
Allahu thotë në Kuran:
“Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen.” (Err-Rrahman 19-20)
Kjo pengesë mund të dallohet lehtësisht me sy të lirë.