U shfaq…’hëna e të korrave’

Vëzhguesit e qiellit kanë vëzhguar hënën e plotë mbrëmë  me të gjithë ndriçimin e mundshëm në qiell.

Një vit më parë, hëna e plotë u pa në shtator dhe në fakt është diçka e rrallë që ajo të shfaqet në tetor.

Hera e fundit kur ndodhi kjo ishte në vitin 2009. Këtë vit, ajo u pa mrekullisht shumë afër. Hëna e plotë ose “hëna e të korrave”, siç njihet në shumë vende është më e afërta me ekuinoksin e vjeshtës.

Kur hemisfera veriore ecën drejt vjeshtës, hëna e plotë sinjalizon edhe ndryshimin e stinëve me dritën e saj më të theksuar sesa zakonisht.

Hëna e plotë shfaqet kur ajo është përballë diellit, duke thithur ndriçimin maksimal prej tij. “Hëna e plotë e të korrave” sinjalizon zyrtarisht ndryshimin e stinës e në fakt mund ta themi me bindje se këtë vit kemi pasur një vjeshtë të vonuar.

Pin It