
Paris Saint-Germain ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 5:1 kundër Angers, një skuadër që ka befasuar këtë sezon dhe që mbante vendin e dytë deri më tani.
Mirëpo kur bë het fjalë për një kundërshtar si PSG, në Francë të gjitha skuadrat e tjera gjunjëzohen.
PSG ka dominuar thuajse të gjithë ndeshjen, madje nuk ka munguar as spektakli në fushë.
Dy golat e pjesës së parë u shënuan nga Zlatan Ibrahimovic (32’) dhe braziliani, Lucas (40’).
Në pjesën e dytë, PSG shënoi golin e tretë me anë të Gregory van der Wiel, ndërsa Angers shënoi golin e vetëm me anë të Capelle.
Dy golat e fundit u shënuan nga argjentinasi, Angel Di Maria në minutat 63’ dhe 66.
Pas fitores, PSG renditet në vendin e parë me 60 pikë në 22 ndeshje, pasuar nga Monaco që ka 36 pikë, ndërsa Angers ndodhet në vendin e katërt me 34 pikë.
Duket se fituesi i kampionatit francez pak mund të diskutohet pasi PSG udhëheq fuqishëm, por “lufta’ e vërtetë ngjan të zhvillohet për vendin e dytë.