Teatri Metropol prezanton “Gjyshja ka ikur me Cirkun”është shfaqja më e re për fëmijë dhe të rinj .
Kjo shfaqje vjen nën regjinë e Armela Demaj dhe nën interpretimin e aktorëve Kastriot Ramollari, Klesta Shero, Ibrahim Selishta.
Historia e kësaj shfaqje e shkruar nga Mike Kenny është një përzierje e zgjuar e realitetit të dashurisë familjare me fantazinë e fëmijëve për botën e përjetshme të cirkut.
“Gjyshja ka ikur me cirkun” është një vepër e trajtuar në mënyrë sa më të thjeshtë dhe sa më të pranueshme per tematikën e saj” shprehet regjisorja Armela Demaj. Kjo vepër, trajton tema të tilla si; dashuria familjare, përballja me humbjen e njerëzve të afërt, marrëdhënien midis brezave apo zhvillimi i imagjinatës tek fëmijë.
Vepra është shkruar bukur, me një thjeshtësi të rrallë dhe përsëritje poetike e ritmike të tekstit, loja mbaron aty ku duhet të fillojë. Historia e vërtetë është se si ne jetojmë me humbjen, se si ne jetojmë me gëzimin, me guximim. Kjo shfaqje do të jepet në datat 21 -22 dhe 28- 29 tetor ora 11:00. /ATA/