
Përbërësit:
300 gr niseshte
300 gr sheqer
500 ml ujë
100 gr gjalpë
Përgatitja:
1.Hedhim sheqerin në një tenxhere dhe e trazojmë atë derisa të karamelizohet.
2.Më pas e shuajmë shumë pak me ujë dhe i hedhim gjalpin.
3.Ndërkohë, shkrijmë niseshten me ujë, dhe e bashkojmë me masën që krijuam pak më parë në zjarr.4.I trazojmë të gjithë përbërësit derisa të krijohet lidhja mes tyre.
5.Sipas dëshirës i hedhim arra ose fruta të tjerë të thatë. /shije.al/