Sunnetet që Profeti (s.a.s) i bënte gjithmonë

Transmeton gruaja e Profetit (s.a.s) Ummu Habibe që kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thoshte:

” Në Xhennet do të ndërtohet një shtëpi për këdo që falë 12 rekate (përveç namazeve farz) gjatë ditës dhe natës”. Dhe pastaj ajo shton: “Që prej asaj dite kur dëgjova këtë prej të Derguarit të Allahut (s.a.s), unë nuk i braktisa më asnjëherë:

1. Dy rekatet para namazit të Sabahut (Faxhr)

2. Katër rekatet para dhe dy rekatet pas namazit të Drekës (Dhuhr)

3. Dy rekatet pas namazit të Akshamit (Magrib)

4. Dy rekatet pas namazit të Jacisë (Isha’)

Përgatiti: Marinela Kullolli

Pin It