
9 Shkurti është dita e 40 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 325 ditë.
Ngjarje
1900 – U themelua turneu Davis Cup.
1943 – Komanda Aleate deklaroi që ishulli Guadalkanal, në pjesën jugore të Paqësorit, ishte plotësisht nën kontrollin e forcave aleate.
1950 – Senatori amerikan Joseph McCarthy, i shtetit Wisconsin, në një fjalim që mbajti në një klub të grave republikane, në Wheeling të Virxhinias Perëndimore, senatori tha se kishte një listë me emrat e 205 komunistëve, të cilët punonin në Departamentin e Shtetit.
1969 – U realizua fluturimi i parë testues i Boeing 747.
1971 – Programi Apollo: Apollo 14 u kthye në Tokë.
1975 – Anija kozmike sovjetike, Soyuz 17, u kthye në Tokë.
1991 – Lituanezët votuan për pavarësinë e Lituanisë.
2002 – U hapën Lojërat Olimpike Dimërore në qytetin Salt Lake të shtetit Utah.
Lindje
1773 – William Henry Harrison, Presidenti i 9-të i SHBA-së (vdiq më 1841)

1925 – Rinus Michels, futbollist dhe trajner hollandez (V. 2005)
1940 – John Maxwell Coetzee, shkrimtar jugoafrikan, nobelist
1944 – Alice Walker, shkrimtare amerikane
1947 – Carla del Ponte, juriste zvicerane, prokurore pranë Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi.
Vdekje
1881 – Fjodor Dostojevski, shkrimtar rus (lindi më 1821)