Shkalla e parë e intuitës së njohjes së Zotit është vështrimi dhe ndjerja e emrave ose atributeve hyjnore që na rrethojnë nga të katër anët dhe udhëtimi në atmosferën mahnitëse të atributeve hyjnore pas portës së të fshehtave të hapur me këto shfaqje. Gjatë këtij udhëtimi, fjalës së udhëtarit të së Vërtetës i pikojnë vazhdimisht drita nga syri dhe veshi, zemra fillon t’ia urdhërojë sjelljet, sjelljet i kthehen në gjuhë që vërtetojnë dhe njoftojnë Zotin dhe kjo gjuhë bëhet pothuaj si një disketë fjalësh të ëmbla dhe, ndërkaq, në ekranin e ndërgjegjes së tij fillojnë të reflektohen drita veç e veç nga e vërteta plot dritë ” te Ai ngjiten vetëm falët e bukura të cilat i ngjisin aktet e mira”.
Tashmë një shpirt i tillë mbyllet ndaj të gjitha ndjenjave dhe pasioneve të këqija dhe një zemër e tillë kapet pas frymëzimeve që vijnë prej përtej. Kapet dhe, nga një e çarë enigmatike e hapur për shpirtin e tij, hapen korridore drite dhe njeriu arrin kënaqësinë e një soditjeje, nga e cila nuk mendon të ndahet e të kthehet pas.