Kalendari historik: 2 mars

 

2 Marsi është dita e 61-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 304 ditë.

Ngjarje

1444 – U formua Lidhja Shqiptare e Lezhës

1717 – “Dashuritë e Marsit dhe Venusit” bëhet baleti i parë që shfaqet  në Angli (në Teatrin Drury Lane, Londër). Koreografi anglez John Weaver e mori temën nga mitologjia duke u mbështetur në një pjesë të shkruar më 1695 nga P. A. Motteux. Roli i Venusit u luajt nga balerina Hester Santlow, e cila vlerësohej për bukuri, vallëzim dhe aktrim. Shumë besojnë se roli i Marsit u luajt nga balerini francez Louis Dupre. Në atë kohë, baletit klasik ishte gati i zhveshur nga dramatizimi; John Weaver u përpoq ta ndryshonte këtë nëpërmjet gjesteve dhe lëvizjeve, duke përcjellë përmbajtje dhe emocione pa u mbështetur në të folur ose të kënduar. Baleti “Dashuritë e Marsit dhe Venusit” u pëlqye, dhe fitoi popullaritet të mjaftueshëm për të frymëzuar një version të ngjashëm parodik.

1789 – Pennsilvania heq masën që ndalonte shfaqjet teatrale. Kolonët e sektit “kuaker” të Pensilvanisë nuk kishin simpati për xhonglerë, aktorë, garues me kuaj këngëtarë, apo për ndonjë formë artit që ata e lidhin me vesin dhe zvetënimin; mbi të gjitha ata kishin ikur nga Evropa për të shpëtuar nga këto gjëra. Por dëshira e njeriut për t’u argëtuar, dhe gatishmëria për të paguar për këtë argëtim, është e thellë. Filadelfia, nga mesi i viteve 1700, ishte qyteti më i madh kozmopolitan në Amerikën britanike të Veriut, dhe siç mund të pritej, njerëzit, natyrshëm, do të kishin nevojë për argëtim (herët a vonë). Më 1774 Kongresi i Parë Kontinental kishte ndaluar të gjitha shfaqet zbavitëse për qëllime komerciale në rajonet e përfshira në Revolucionin për pavarësi nga Britania. Kur kjo masë u shfuqizua në vitin 1789, Filadelfia për një kohë u bë kryeqyteti teatral i vendit të ri, SHBA.

1819 – SHBA miraton ligjin e saj të parë të rëndësishëm mbi imigracionin. Ndër dispozitat kryesore: (1) raportimi sistematik mbi emigrimin në Shtetet e Bashkuara; dhe (2) vendosja e rregullave të veçanta ushqimore për pasagjerët e anijeve që lënë portet amerikane për në Evropë (anijet detyroheshin të pajiseshin me ushqime të mjaftueshme)

1923 – Në Nju Jork botohet numri i parë i revistës Time nga Briton Hadden dhe Henry Luce, duke u bërë revista e parë javore e lajmeve në Shtetet e Bashkuara. Fillimisht u mendua që revista të quhej “Facts”, për të theksuar shkurtësinë, në mënyrë që një njeri i zënë me punë të mund ta lexonte shpejt. Përfundimisht u vendos që revista të quhej Time (Kohë) shoqëruar me slloganin “Take Time—It’s Brief”.

1977 – Aktorja Bette Davis është grua e parë që merr çmim për arritje jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit. Mes femrave, nga 25 aktoret më të mire në listë, Bette Davis (1908 – 1989) renditet e dyta, pas Katharine Hepburn (1907 – 2003.

1983 – Kryehen për herë të parë incizimet në disk kompakt  (CD) nga firmat Phillips & Sony.

Lindje

1936 – Skënder Hasko, shkrimtar shqiptar

1962 – Jon Bon Jovi, këngëtar, kitarist, kompozitor dhe aktor amerikan

 

Vdekje

1925 – Luigj Gurakuqi, poet, publicist shqiptar dhe figurë e shquar e lëvizjes patriotike

1939 – Howard Carter, arkeolog britanez.

Pin It