
753 pes – Romuli themelon Romën, sipas traditës, duke u bërë mbreti i parë romak. Historia e Romulit, vëllait të tij binjak Remi, dhe themelimi i Romës është një nga legjendat më të njohura në lidhje me qytetin e Përjetshëm, e cila tregon se si Perëndia Mars u bashkua me virgjëreshën Rea Silvia, bijë e një mbreti të rrëzuar. Nga ky bashkim lindën njëherësh Romuli dhe Remi; dhe mbreti dha urdhër që binjakët të hidhen në lumin Tiber. Kur shporta me dy foshnjet ngeci në shkurre pranë bregut një ulkonjë i gjeti dhe i ushqeu derisa bariu Faustulus i mori në shtëpinë e tij. Kur u rritën, Romuli dhe Remi mësojnë se ishin bijtë e Marsit dhe Reas, si dhe profecinë se ishin destinuar për të patur qytetin e tyre – këtu lindi rivaliteti; Romuli vret vëllanë dhe qytetit mori emrin e tij, Romë.
1910 – Samuel Clemens (Mark Twain), autor i romanit Huckleberry Finn, vdiq në moshën 74 vjeçare. Ashtu si i ati dhe vëllai para tij, Klemens ishte i pafat në biznes dhe shumë nga shkrimet e tij u nxitën kryesisht nga nevoja për të paguar borxhet që i shtoheshin nga investimet e këqija. Nga fundi i jetës, Mark Tuein kaloi një periudhë depresioni të thellë, që filloi në 1896 kur gjatë një turneu leksionesh në Angli, mori lajmin se vajza e tij Susy, kishte vdekur nga meningjiti. Vdekja e bashkëshortes në vitin 1904, dhe humbja e një vajze të dytë në vitin 1909, e hodhën atë në dëshpërim edhe më të thellë. Mark Tein kishte parashikuar një herë me humor se, kishte lindur në kohën kur në qiell ishte shfaqur kometa Halley, dhe se do të vdiste kur kjo kometë do të ri-shfaqej përsëri – Profeci u përmbush kur ai vdiq në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut, në vitin 1910, kur Halley u shfaq përsëri.
1967 – Svetlana Alliluyeva, vajza e Josef Stalinit strehohet politikisht në SHBA. E njohur më pas si Lana Peters, ajo ishte vajza e vetme e diktatorit sovjetik Josif Stalin dhe e Nadezhda Alliluyevës, gruaja e dytë e Stalinit. Në vitin 1984, Svetlana u kthye në Bashkimin Sovjetik, ku iu dha përsëri shtetësia sovjetike; më vonë u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj shkoi në Britani.
Lindje
- 1729 – Catherine II, perandoresha e Rusisë (v. 1796)
- 1864 – Max Weber, jurist, sociolog dhe ekonomist gjerman
- 1889 – Paul Karrer, kimist ruso-zviceran
- 1915 – Anthony Quinn aktor, piktor dhe shkrimtari i njohur meksikano amerikan
- 1926 – Elizabeth II, mbretëresha e Britanisë e Madhe
- 1981 – Felipe Massa, pilot brazilian i Formula 1
Vdekje
- 1109 – Anselmi i Aostës, shenjtor dhe Doktor i kishës në katolicizëm
- 1509 – Enriku i VII, mbret anglez
- 1910 – Mark Twain, emri i parë Samuel Langhorne Clemens, letrar amerikan
- 1946 – John Maynard Keynes, ekonomist dhe matematikan anglez
- 1999 – Isa Kastrati – “GACA”, Dëshmor i Kombit në luftën e UÇK-së.
- 1999 – Besnik Maroca – “SYLA”, Dëshmor i Kombit në luftën e UÇK-së.
- 2010 – Juan Antonio Samaranch, veprimtar sportiv spanjoll, ish kryetar i Komitetit Olimpik