Abdullah ibn Omeri transmeton se i Dërguari i Allahut (s.a.s) ka thënë: “Agjërimi dhe Kur’ani do të ndërmjetësojnë për njeriun ditën e gjykimit. Agjërimi thotë: O Zot më prano mua ndërmjetës tek Ti, sepse ai u largua nga ushqimi dhe nga epshet. Ndërsa Kur’ani thotë: O Zot, më prano mua ndërmjetës për të, sepse leximi i Kur’anit e ndaloi nga gjumi natën. Tha: Atyre u pranohet ndërmjetësimi”.
[Ahmed ibn Hanbeli, Taberani, Hakimi]