Nga urtësitë e agjërimit…

Nga urtësitë e agjërimit është që njeriu të dijë vlerën e mirësive të Allahut, sepse mirësitë kur përsëriten i pakësohen ndjesitë rreth tyre dhe ato nuk vlerësohen veçse kur i humbet. Gjatë agjërimit kuptohet domosdoshmëria e ushqimit dhe e pijes dhe kjo nuk kuptohet veçse kur trupi provon nxehtësinë e etjes dhe hidhësinë e urisë.

Nga fshehtësitë e agjërimit është se ai i përkujton njerëzve prakikisht urinë e të uriturve. Ky përkujtim nuk ka nevojë për predikime, por agjëruesi e dëgjon nga zëri i stomakut. Pas kësaj askush nuk do ia ndalojë bukën të varfërit.

Ramazani forcon lidhjet farefisnore nëpërmjet iftareve të vazhdueshëm në këtë muaj. Myslimani fiton sevapet tek Allahu duke i dhënë iftar një agjëruesi dhe shton dashurinë mes të afërmve dhe mban kështu lidhjet farefisnore të gjalla e të pashkëputura.

I Dërguari i Allahut s.a.s, nxit për punë të mira në muajin e Ramazanit, pasi sevapi i këtyre punëve është i shumëfishuar , nafilja në të është si farzi në muajt e tjerë dhe ushqimi i agjëruesit në të nuk ka shpërblim tjetër veçse xhenetin.

Thotë Profeti s.a.s,: “Ai është muaji i durimit dhe durimi ka si shpërblim Xhenetin. Ai është muaji i bollëkut dhe në të shtohet rrizku i besimtarit. Kush i jep një iftar një agjëruesi është njësoj sikur të ketë liruar një robëreshë dhe është falje për gjynahet e tij. Allahu ia jep këtë sevap edhe atij që i jep një agjëruesi një gllënjkë qumësht, apo një hurmë, apo një gllënjkë ujë. Kush ngop një agjërues në Ramazan, është falje për gjynahet e tij dhe Allahu do t’i japë të pijë nga burimi im një gllënjkë pas së cilës nuk e njeh më etjen derisa të hyjë në Xhenet dhe merr shpërblimin e tij (të agjëruesit) pa i pakësuar shpvrblimit të tij asgjë. Ai është muaji, fillimi i të cilit është mëshirë, mesi i tij është falje dhe fundi i tij është shpëtim nga zjarri.” [Bejhekiu]

Pin It