Veç afrimi me Zotin

Zemra përjeton ndonjëherë gjendje lëmshi, të cilin nuk e zgjidh veçse afrimi me Zotin. Ajo përjeton vetmi, të cilën nuk e largon veçse intimiteti me Zotin. Ajo përjeton dëshpërim, të cilin nuk e heq veçse kënaqësia që të fal njohja më e thellë e Zotit dhe ndjesia se Ai kujdeset për ty në çdo çast.

Zemra përjeton stres, të cilin nuk e qetëson veçse grupimi me besimtarë për hatër të Zotit dhe respekti i koordinatave hyjnore. Zemra përjeton djegie dhe dhimbje, të cilat nuk i shuan veçse pranimi dhe respektimi u urdhrave dhe ndalesave të Zotit, pranimi i caktimit dhe përqafimi i durimit deri Ditën e takimit të Tij. Zemra pushtohet edhe nga lakmi e shfrenuar, të cilën nuk e frenon veçse nëse i kërkuari është Zoti dhe kënaqësia e Tij.

Zemra pushtohet nga varfëria, të cilën e mbush vetëm dashuria për Zotin, përmendja e Tij sa më e shpeshtë dhe sinqeriteti. Nëse njeriut i jepet e  gjithë bota, nuk ia mbush varfërinë e zemrës.

Pin It