“Nature Conservancy” është eventi që organizohet në Virginia të SHBA-ve dhe mbledh fotografët më të mirë nga e mbarë bota që garojnë për fotografitë më të mira.
Mbi 57 mijë fotografi që janë shkrepur në vende të ndryshme kanë qenë në garë, kurse ato janë realizuar nga fotografët e 135 vendeve të botës.
Disa prej fotografëve kanë pranuar se i kanë kaluar muaj të tërë për të realizuar një foto artistike, që ata kishin ëndërruar ta kenë në albumin e tyre.
Në foto mund të shihen shpërthimet e vullkanit, ariu polar në ajsbergun që po shkrihej e deri te rëra e Saharës që kishte mbuluar një shtëpi. Aty ishin edhe disa foto interesante të peshkaqenëve duke tentuar t’i gëlltisin peshqit e vegjël.