Këshillat e Mahatma Gandhit, për të ndryshuar botën…
- Si fillim, merru me ndryshimin e vetes tënde. Mos u inatos me veprimet e njerëzve të tjerë. Nëse do të ndryshosh botën, ndrysho veten tënde fillimisht.
- Fal me zemër dhe me shpirt. “Rregulli “një sy për një sy” përfundon duke e bërë gjithë botën të verbër”, pohon ai.
- Rezultatet e larta kërkojnë vëmendjen tënde. Nëse kërkon ndryshim në jetën tënde, duhet të punosh fort për ta arritur atë.
- Kushtoji vëmendje të tashmes dhe ngjarjeve aktuale. Mos u kap me mendimet “po sikur”. Bëj gjërat që të duken të drejta në këtë moment dhe që të sjellin paqe.
- Prano që në fund të fundit, je njëri si gjithë të tjerët. Edhe ti do të bësh gabime, ndaj mos u trego i ashpër me veten në rastet kur gabon.
- Nxite veten të ecësh përpara. Mos u ndal asnjëherë. Gandhi pohon: “Si fillim ata të injorojnë, pastaj ata qeshin me ty, pastaj ata të luftojnë dhe në fund ti fiton”. Ky përfundim arrihet vetëm me këmbëngulje nga ana jote.
- Puno për të nxjerrë në pah më të mirën prej çdokujt. Në fund të fundit, në zemrën e çdokujt, qoftë edhe shumë thellë në të, buron mirësia.
- Ji vetvetja. Pavarësisht se çfarë po ndodh përreth teje, mundohu të nxjerrësh më të mirën nga vetja. Ji versioni më i mirë i vetes çdo ditë dhe ndihu i lumtur me personin që përfaqëson.
- Ji i hapur ndaj ndryshimeve. Një nga gjërat më të bukura të të qenurit njeri është aftësia për të mësuar. Ne mësojmë gjëra të reja përditë, nga momenti i lindjes deri në momentin e vdekjes. Gjatë gjithë kësaj kohe, ne edhe ndryshojmë dhe duhet të jemi të hapur ndaj ndryshimeve të tilla.