Bulevardi i ri, banoret përplasen me IKMT për shembjen e banesave
E ndërsa bashkia e kryeqytetit është e bindur për të vazhduar për ndërtimin e bulevardit të ri, banorët të cilët preken nga ky projekt vijojnë protestat. Ditën e sotëm Banorët të cilëve do tu shemben shtëpitë kanë dalë sërish në protestë duke u vënë një pritë me orenditë shtëpiake mjeteve te Inspektoratit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit, me qëllim pengimin e shembjes së banesave të tyre.
Banorët ankohen se bashkia nuk ka bërë shpronësimin në bazë të çmimit të tregut, ndërsa shtojnë se ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Në momentin e përplasjes së banorëve me punonjësit e IKMT dhe të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës njëra nga banoret ka humbur ndjenjat.
Në protestën e ditës së djeshme banorët bënë një kërkesë të re ndaj bashkisë së kryeqytetit. Ata kërkuan ndërtimin e një pallati ku ata të strehohen në të kundërt nuk do të lirojnë banesat e tyre.
Prishja e këtyre godinave bëhet për ti hapur rrugë projektit për ndërtimin e bulevardit të ri në zonën e ish-stacionit të trenit.
Ndërkohë duke marrë shkasë nga protestat bashkia e Tiranës ka bërë me dije se për shpronësimet është mbështetur në një vendim të datës 5.9.2013
“Bashkia e Tiranës është e gatshme të ndihmojë të gjitha familjet në fjalë dhe të ofrojë zgjidhje brenda hapësirave ligjore, por nga ana tjetër bëjmë me dije se shpronësimi për interes publik, të pronarëve dhe poseduesve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës”, është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 752, datë 5.9.2013”.
Ne lidhje me ketë tabela e mëposhtëmve tregon se si është bërë dëmshpërblimi i qytetarëve të dëmtuar.
Nr. Sipas E-mailit | Emri sipas VKM 752 | Kodi ne Harte | Nr. Pasurie Trualli | Sip. Trualli | Cmimi per m2 | Vlera e Truallit | Vlera e Objektit | Shuma Totale |
1 | Naime Alia | P7 | 2,011,684 | |||||
2 | Fatmira Alia | P8 | 7,677,864 | |||||
Qemal Alla | 7/75 | 47.5 | 26,137 | 1,241,508 | 10,931,056 | |||
3 | Gjergj Hysa | 4_2 | 3,172,546 | |||||
Gjergji Hyso, Piro, Sofia Prifti | 7/83. | 215.8 | 26,137 | 5,640,365 | 8,812,911 | |||
4 | Muharrem Tali | 7_1 | 1,707,461 | 1,707,461 | ||||
5 | Skender Kellici | 7_2 | 7/82. | 137.0 | 26,137 | 3,580,769 | 2,413,546 | 5,994,315 |
6 | Familja Dervishi 1 | P 9 | 1,846,930 | |||||
7 | Familja Dervishi 2 | P 9_1 | 1,521,966 | |||||
8 | Familja Dervishi 3 | 6 | 1,423,173 | |||||
B.P Dervishi + Abaz Domi | 7/77 | 85.0 | 26137 | 2,221,645 | 7,013,714 | |||
9 | Shkelqim Ballanca | 5 | 329,204 | 329,204 | ||||
10 | Shaban Tresa | 8 | 787,165 | 787,165 | ||||
11 | Shpend / Adem Sukaj | P10 | 7/315 | 221.0 | 26,137 | 5,776,277 | 15,937,622 | 21,713,899 |
12 | Habib dhe Shkelqim Ballanca | 4_1 | 2,519,410 | 2,519,410 | ||||
Agim, Lindita Daja | 7/85. | 24.8 | 26137 | 648,198 | – | 648,198 | ||
Selim Stafa | 7/144 | 15.0 | 26137 | 392,055 | – | 392,055 | ||
60,849,386.7 | ||||||||
Pronare vetem me Truall | ||||||||
Pronare me truall dhe Objekt | ||||||||
Pronare vetem me Objekt | ||||||||
Pronare qe kane emra ndryshe tek lista e objekteve dhe ndryshe tek lista e Trojeve | ||||||||