Raporti për Shqipërinë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon se rritja ekonomike për vitin 2016 do të jetë 3.3%. Ndërsa gjatë vitit 2017 kjo rritje mund të shkojë në 3.5%. Rritja ekonomike do të ndikohet kryesisht nga investimet në projektin e gazsjellësit TAP.
“Rritja e PBB ka gjasa të rritet në 3.3 përqind në vitin 2016, duke u mbështur në një cikël të ri investimesh, veçanërisht në sektorin e energjisë, përfshirë këtu nisjen e punimeve të mëdha për gazsjellësin TAP. Një rritje e lehtë në 3.5 përqind pritet në vitin 2017”, thuhet në raportin e BERZH.
Përsa i përket viti që lamë pas, BERZH thotë se gjatë 2015 ekonomia shqiptare ka qenë e qëndrueshme.
“Në muajin shtator 2015, qeveria nisi një fushatë të profilit të lartë për të reduksuar infiormalitetin në ekonomi dhe disa rezultate janë të dukshme tashmë sa i përket rritjes së regjistrimit të bizneseve. Sfidat fiskale mbeten të rëndësishme, por programi i FMN-së mbetet ende për t’u realizuar dhe marrëveshja në nivel stafi për rishikimin e shtatë është arritur në mars të 2016-ës”.
Pritshmëritë e BERZH për ecurinë e ekonomisë shqiptare janë në të njëjtën linjë me ato të publikuara më herët nga Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë.