OBSH: Ndotja e ajrit shkakton 7 milion vdekje në vit

World_Health_Organization_WHO_HQ_Geneva_Switzerland

Më shumë se 7 milionë njerëz në vit ndërrojnë jetë nga ndotja e ajrit në botë. Sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shendetësisë ndotja në qytetet më të mëdha botërore është rritur ndjeshëm.

Gjatë një konference për shtyp drejtorja e shëndetit publik pranë OBSH, Maira Neira i cilësoi të dhënat problematike dhe bëri thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit. “Ne duhet të ndërmarrim të tjera masa dhe vetë institucionet vendore e qëndrore duhet të nisin monitorimin e cilësisë së ajrit në mënyrë që të merren masat e nevojshme. Duhet reduktuar impakti negativ që ndotja e ajrit ka në shëndetin e njerzve” tha ajo.

Neira ftoi zyrtarët e qyteteve të mëdha të monitorojnë dhe raportojnë me saktësi të dhënat për ndotjen e ajrit, në mënyrë që të merren masat e duhura.

Raporti i OBSH-së përfshin 3 mijë qytete në 103 vende të ndryshme të bootës. Shtetet me qytetet me nivelin më të lartë të ndotjes në botë janë Kina dhe India.

Pin It