Plazhi i Dhërmiut renditet ndër 20 vendet e ‘fshehta’ që duhen vizituar

per-web_1a1e2a18ec69da234e76816c8d2b6c54

Kompania britanike e udhëtimeve Skyscanner rendit Shqipërinë dhe konkretisht Dhërmiun midis vendeve sekrete me plazhet më të mira në Europë. Në një listë prej 20 vendesh, plazhi i Dhërmiut renditet i 17-ti.

Vendet e përfshira në këtë listë kompania i cilëson si mrekulli të fshehura që vendasit nuk do të donin t’jua tregonin. Ndërsa specifikisht për Dhërmiun shkruan:

“Nuk keni dëgjuar më parë për Rivierën shqiptare? Duhet ta kishit bërë. Në të një ardhme jo shumë të largët këto brigje do të kthehen ne një destinacion të lakmuar për britanikët që janë në kërkim të destinacioneve me plazhe të virgjëra dhe pushimeve plot diell. Udhëtimi në Dhërmi nuk është edhe aq i thjeshtë, sepse do t’ju duhet të përballeni me kalime nëpër mal që kërkojnë nerva të qeta, megjithatë gjithçka do t’ia vlejë kur të arrini atje.”

Lista me 20 plazhet sekrete kryesohet nga Italia me plazhin e Korsikës, i ndjekur nga plazhi Cala de sa Forcanera në Spanjë. Në vend të tretë Skyscanner vendos Turqinë me plazhin Anamur në Iskele, pranë Antalias.

The Dhermiu village

 

Pin It