Kosova merr pjesë në Samitin e Parisit, Hoxhaj: Prezantojmë vizionin tonë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ndodhet në Francë për të përfaqësuar Kosovën në Samitin e Parisit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova pritet të ppërfitojë projekte dhe të prezantojë vizionin e saj në këtë samit.

Pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Parisit vjen si vazhdimësi e Procesit të Berlinit. Në një postim në rrjetin social Facebook ministri Hoxhaj shprehet: “Sapo arrita në Francë nga SHBA për të vazhduar me axhendën shtetërore. Nesër do të marr pjesë në Samitin e Parisit me vendet e Ballkanit Perëndimor si vazhdimësi e Procesit të Berlinit. Kosova pritet të përfitoje projekte konkrete dhe prezantoje vizionin e saj për rajonin dhe të ardhmen evroatlantike. EH.”

Më herët Hoxhaj ishte për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pin It