Besimtari për çdo gjendje, falenderon me përulësi…

Dijetari i shquar Ibnu Uthejmin thotë: “Për besimtarin sido që të jetë ajo që Allahu ka caktuar për të është e mirë. Nëse e godet ndonjë e keqe bën durim, duron në atë që Allahu ka përcaktuar për të dhe gjithmonë pret ndihmën dhe shpëtimin prej Allahut. Nëse i vjen ndonjë e mirë prej të mirave të fesë, si dituria dhe puna e mirë, ose ndonjë e mirë prej të mirave të dynjasë, si pasuria, fëmijët dhe familja, e falënderon Allahun dhe këtë falënderim e bën me nënshtrim dhe respekt ndaj Allahut. E falënderon Allahun dhe me këtë fiton dy të mira, të mirën e fesë dhe të dynjasë. Të mirën e dynjasë e pret me gëzim, ndërsa të mirën e fesë e pret me falënderim. Kështu pra, është çështja e besimtarit. Ai gjithmonë është në mirësi, pa marrë parasysh nëse goditet nga ndonjë e keqe.”

Pin It