1-Supë me makarona dhe kos
Përbërësit:
1 gotë uji me makarona fije
1 lugë gjelle gjalpë
5 gota ujë të nxehtë
Kripë
Piper i zi
Për kremin shtesë
1 e verdhë veze
2 lugë gjelle kos
Përgatitja:
1-Në një tenxhere të mesme shkrijmë gjalpin dhe pastaj i shtojmë makaronat. I kaurdisim ato deri sa të marrin ngjyrë kafe. Më pas shtojmë ujin dhe e lejmë derisa të ziejë. Pasi uji ka arritur vlimin minimizojmë nxehtësine e sobës dhe e lemë 10 minuta të tjera.
2-Në një enë tjetër nisim përgatitjen e masës së kremit. Përziejmë mirë të verdhën e vezës me kosin dhe më pas ja shtojmë supës që është në tenxhere duke i përzier ngadalë në mënyrë që të krijohet një masë sa më e njëtrajtshme. Shtojmë kripën dhe piperin e zi dhe e lëmë në nxehtësi shumë të ulët që të ziejë dhe pak.
2-Qofte Kasapi
Përbërësit:
500 gr mish i grirë për qofte
2 kokrra qepë të thata
2 lugë gjelle galetë
1 kokërr vezë
2 thelpinj hudhër e grirë
1 lugë çaji karbonat
1 lugë çaji kumin
1 lugë çaji piper i zi
1 gjethe e tharë dafine
Kripë
Përgatitja:
1-Grini qepët në rende dhe kullojini lëngun që ajo lëshon. Lëngun më pas do e përdorim për dicka tjetër. Më pas në një enë tjetër vedosni mishin e grirë dhe shtojini lengun e qepës, vezën.
2-Galetën, hudhrën, karbonatin, kuminin, piperin e zi, kripën dhe gjethen e dafinës i përzieni me dorë dhe ja hidhni mishit. Përzieni mirë brumin e qofteve deri sa të marrë njëtrjtshmëri dhe më pas lëreni të pushojë në frigorifer përreth 2 orë.
3-Në një tepsi të lyer me vaj vendosni qoftet të cilat duhet të jenë pak më të mëdha se arrat pra në formë të rrumbullakët.
4-Pasi piqet mund shoqëroni me sallatë lakrash ose me speca dhe domate.
3-Pilaf me perime:
Përbërësit:
1 gotë uji oriz për pilaf
1 kavanoz garniturë
1,5 lugë gjelle gjalpë
2 gota me ujë të nxehtë
1 kub sheqer
Kripë
Përgatitja:
1-Orizin pasi e keni larë lëreni në ujë përreth 15 minuta. Hapni kavanozin e garniturës dhe kalojeni në kullesë. Shpërlani kripën që mund të ketë dhe kullojeni mirë.
2-Në një tenxhere të thellë shkrini gjalpin dhe më pas shtoni orizin (e kulluar), sheqerin, kripën. Kaurdiseni përreth 2-3 minuta. Më pas shtoni ujin e nxehtë dhe mbyllni kapakun derisa orizi të jetë pothuajse i zier plotësisht. Shtoni garniturën dhe lëreni dhe disa minuta të tjera derisa të shterrojë lëngu.
3-Mes kapakut dhe tenxheres vendosni një peshqir dhe lerëni përreth 15 minuta që të përthithet avulli. Pjatën e keni gati për servirje.

- 10 domate qershi
- 8 fletë borzilok
- 250 gr mocarela
- 4 feta bukë
- 4 kokrra ullinj të zinj
- rigon
- 1 thelpi hudhër
- vaj ulliri
- kripë
5-Tiramisu
Përbërësit për 8 persona:
400gr biskota të gjata savoiardi
500gr maskarpone
6 vezë
130 gr sheqer
pak kakao
3 filxhana kafe ekspres për të lagur biskotat
Përgatitja:
1-Së pari merrni vezët dhe ndani të bardhat e tyre. Në një enë përziejini mirë me mikser derisa të bëhen kremoze. Pasi janë gati të bardhat e vezëve filloni me të verdhat. Rrahini me mikser dhe ngadalë shtoni dhe sheqerin.
2-Tëk vezët e bardha shtoni maskarponen dhe përziejini me një lugë druri. Pas kësaj përzierje shtoni dhe të verdhat e vezëve në po të njëjtën enë dhe kështu këni gati kremin për tiramisu.
3-Në një tepsi xhami katrore filloni me shtrimin e biskotave të lagura me kafe dhe sipër i hidhni një shtresë krem dhe kakao. Kështu veproni me të gjitha biskotat.
4-Për dekor në vend të kakaos mund të hidhet dhe çokollatë e grirë në rende ose ndonjë frut sipas dëshirës.