1. Supë me mozzarela dhe domate
Kjo recetë është e mjaftueshme për 6 persona
Përbërësit:
2 gota uji pure domatesh ( rreth 6 domate)
90 gr djathë mozzarela
1 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell
2,5 gota me ujë
Kripë
Piper i zi
Borzilok
Përgatitja:
Domateve qerojini lëkurën dhe grijini imët në rende ose në mikser derisa të krijohet pure.
Në një tenxhere të thellë shkrini gjalpin dhe shtoni miellin. Kaurdiseni përreth 1 minutë. Më pas shtoni purenë dhe kujdesuni që të mos krijohen toptha nga mielli. Lëreni të ziejë.
Sipas dëshirës këtë supë mund ta kaloni dhe në kullesë të imët.
Nga ana tjetër në një tas hidhni djathin dhe shtoni sipër ujë të nxehtë. Përziejeni dhe më pas shtoni atë në tenxhere.
Në fund shtoni dhe ujin e nxehtë, kripën dhe piperin e zi. Pasi e hidhni supën në tasa servirjeje mund t’i shtoni sipër borzilok dhe djathë mozzarela për dekor dhe shije.
2. Mish viçi me patate
Përbërësit:
500 gr biftek
3 patate të mesme
5 lugë gjelle kos
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, rigon, spec djegës
Vaj luledielli
Për marinim:
1 qepë e vogël
2 thelpinj hudhër
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull
Rigon, kumin
Për salcën:
3 domate të mesme
1 lugë gjelle salcë domate
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Përgatitja:
Mishin e priteni në rripa të hollë ose kubikë (sipas dëshirës). Më pas filloni marinimin.
Grini imët hudhrën dhe qepën dhe hidhjani mishit sipër. Më pas shtoni vajin e ullirit, uthullën, rigonin, kuminin. Përziejini mirë dhe lërini minimumi 1 orë të pushojnë.
Për salcën e domateve; në një tigan hidhni vajin e ullirit dhe më pas shtoni 1 lugë gjelle salcë. Pasi salca është kaurdisur shtoni dhe purenë e domateve dhe lërini në zjarr përreth 5 minuta. Në fund rregullojeni me kripë.
Mishin e marinuar vendoseni në një tigan të gjerë dhe skuqeni mirë në vaj luledielli. Lerëni derisa të shterrojë lëngu që mishi ka lëshuar. Në fund shtoni kripën dhe erëzat.
Gjithashtu dhe patatet pasi i keni larë dhe grirë skuqini në tigan me vaj.
Në një tas rrahni mirë kosin dhe mund të shtoni hudhër sipas dëshirës.
Në pjatën e servirjes si fillim shtroni patatet e skuqura, sipër tyre kosin , më pas salcën e domateve dhe mishin e skuqur.

- 2 spec i kuq
- 2 spec i verdhë
- 40 gr djathë kaçkavall
- 20 gr vaj ulliri
- majdanoz
- kripë
- piper
Pjata shërbehet e nxehtë.
4. Kek me muhalebi
Përbërësit:
2 kokrra vezë
½ gotë uji sheqer
½ gotë uji vaj luledielli
½ gotë uji galetë
½ gotë uji arra kokosi
½ gotë uji arra të grira
½ pako vanilje
½ pako pluhur fryrës
Për shërbetin:
½ gotë uji sheqer
1 gotë me ujë
Për muhalebinë:
500 ml qumësht
½ gotë uji niseshte
3,5 lugë gjelle sheqer
½ pako krem pastiçerie pluhur
½ pako vanilje
Përgatitja:
Si fillim përgatisni shërbetin. Në një tenxhere hidhni ujin dhe sheqerin.Lërini në zjarr derisa sheqeri të jetë shkrirë plotësisht dhe pastaj lëreni shërbetin të ftohet në temperaturë ambienti.
Nga ana tjetër në një enë hidhni 2 kokrra vezë. Sipër shtojini sheqerin dhe përziejini me miksër derisa të krijohet shkumë. Pastaj shtoni vajin dhe vazhdoni përzierjen. Shtoni galetën, fryrësin, arrën e kokosit dhe vaniljen. Pasi është krijuar një masë kompakte hidheni në kallëp të posaçëm për pandispanjë dhe piqeni në temperaturë 170 gradë përreth 20-25 minuta.
Për muhalebinë; në një tenxhere hidhni qumështin, niseshten dhe sheqerin. Përzieni mirë derisa të trashet muhalebija. Pasi e hiqni nga zjarri e lini të ftohet. Pas ftohjes shtoni pluhurin e kremit të pastiçerisë dhe vaniljen dhe përziejini mirë me mikser derisa të formohet mirë kremi.
Pas nxjerrjes së pandispanjës nga furra hidhni shërbetin dhe lëreni të ftohet totalisht.
Pasi pandispanja është ftohur shtoni sipër kremin dhe fruta të thata sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!