1. Supë Krem Perime me Rozmarinë
Përbërësit:
- 1 kokërr patate
- 1 kokërr qepë
- 200 gr presh (gjysmë preshi mesatar)
- 1 kokërr domate
- vaj ulliri
- 1 lt ujë
- rozmarinë
- kripë
- piper
- 1 dado pule/viçi
Përgatitja:
1- Presim pataten, qepën, preshtë dhe domaten në copa të vogla.
2- Hedhim vaj ulliri në një tigan dhe skquqim në të qepën.
3- Shtojmë preshtë, pataten i skuqim pak dhe i shtjmë 1 litër ujë. Hidhim domaten, pak rozmarinë, kripë dhe piper dhe e bëjmë supë krem me frulator.
4- E hedhim në një pjatë për servirje dhe e dekorojmë me rozmarinë dhe vaj ulliri.
5- Ju bëftë mirë!
2. Tavë me perime të stinës
Përbërësit për 4 persona:
- 4 kungulleshka
- 3 patate mesatare
- 3 karota
- 2-3 kokrra domate
- 1 filxhan çaji bizele
- 1 kokërr qepë
- 2 speca të kuq
- 2 speca jeshil
- 2 degë selino
- vaj ulliri
- majdanoz, kopër, dafinë sipas dëshirës
- kripë, piper
- ujë ose lëng mishi, ose perimesh
Përgatitja:
1- I presim të gjitha perimet në copa mesatare, afërsisht të së njëjtës trashësi.
2- Qepën e skuqim derisa të zverdhet.
3- I vendosim perimet në tavë, shtojmë qepën e skuqur, erëzat dhe i lëmë të piqen.
4- Kur të ketë arritur gjysma e pjekjes hedhim ujin dhe i lemë derisa të avullojë.
5- Ju bëftë mirë!
3. Sallatë me makarona shehrije dhe mish pule
Përbërësit:
- 1/2 gotë me makarona shehrije
- 3 gota ujë
- 5 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 fileto pule
- 5-6 kastraveca turshi
- 1 konservë misri
- 2 speca të kuq (mesatar)
- 2 speca jeshil (mesatar)
- Disa gjethe majdanoz
- Disa fije kopër (me dëshirë)
- 4-5 qepë të njoma
- Gjysmë limoni
- 5 lugë gjelle uthull (balsamike ose normale)
- kripë
- piper
Përgatitja:
1- Skuqim filetot e pulës me pak vaj ulliri dhe pasi të skuqen mirë, me një pirun i copëtojmë
2- Ndërkohë në një tigan tjetër skuqim me pak vaj ulliri makaronat shehrije derisa të marrin pak ngjyrë dhe i ziejmë.
3- Në një enë të madhe hedhim makaronat e ziera, mishin e copëtuar të pulës, misrin, turshitë, specat, qepët, majdanozin, koperën, kripë e piper sipas dëshirës dhe i përziejmë mirë. Pastaj e rregullojmë shijen me lëng limoni, uthull e vaj ulliri.
4- Ju bëftë mirë!
4. Pite me mollë
Përbërësit
500 gr petë të gatshme për bakllava | |
1.5-2 kg mollë | |
3 luge sheqer | |
100 gr margarinë | |
100 ml vaj | |
kanellë për aromë sipas deshirës | |
SHERBETI:
|
|
3 gota uji sheqer | |
2 gota ujë |
Përgatitja:
1- Mollët i qërojmë, i grijmë në rende, shtojme 2 luge vaj dhe i vendosim ne tigan të ziejme derisa të shterojë lëngu që lëshojnë mollët gjatë zierjes. Ndërkohë shtojmë edhe sheqerin dhe kanellën dhe i kauardisim.
3- E largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohen pak.
4- Në tavolinën e punës shtrojmë një petë, e spërkatim me përzierjen e margarinës së shkrirë dhe vajit, vendosim petën e dytë, e spërkatim prapë dhe pastaj petën e tretë.
5- Mbi petën e tretë vendosim mbushjen me mollët e përgatitura, e mbëshjellim në formë roleje dhe presim pjesë nga 5-6 cm gjatësi dhe i radhisim në një tepsi.
6- Në fund i lyejmë me vajin dhe margarinën e mbetur dhe i pjekim në 200 gradë C, për 30-35 minuta derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë.
7- Kur të bëhet e vakët i hedhim sherbetin e nxehtë duke e shtuar pak nga pak derisa ta përthithë të gjithë sherbetin.
8- Piten e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe pastaj e fusim në frigorifer.
9- Ju bëftë mirë!