Çfarë të gatuaj sot për iftar?/ Receta Ramazani

1. Supë me Domate dhe Krem pana

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 qepë
  • 2 domate
  • 1 gotë lëng domate
  • 1 gotë lëng pule
  • gjysmë gote pana (kuzhine)
  • kripë
  • piper
  • majdanoz

Përgatitja:

1- Shkrini gjalpin në një enë mesatare. Skuqni qepën për disa minuta. Shtoni domatet e prera dhe gatuajini për pak minuta.

2- Shtoni lëngun e domateve, pak kripë dhe 1 gotë lëng pule. Hidhni pak piper, panën dhe gatuajini për pak minuta. Shtoni majdanozin dhe përziejini mirë.

3- Hidhni pak supë në një pjatë për servirje.

4- Ju bëftë mirë!

2. Qebap krepash me mish pule

Përbërësit për mbushjen e krepave:

  • 650 gr fileto pule
  • 400 gr kërpudha
  • 1 kokërr qepë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përbërësit për krepat:

  • 1 gotë uji miell
  • 1 gotë uji qumësht
  • 2 vezë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle vaj

Përbërësit për beshamelin:

  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 gota uji qumësht
  • 2 lugë gjelle miell
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

1- Fillimisht përgatisim krepat. Në një enë hedhim vezët, qumështin, kripën dhe vajin. Pasi i rrahim mirë, shtojmë miellin dhe e trazojmë derisa të bëhet një masë homogjene, pastaj i pjekim në tiganin e krepave.

2- Pastaj përgatisim mbushjen. Në një tigan skuqim qepën e prerë imët me pak vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë të artë, pastaj shtojmë mishin e pulës të prerë në copa të vogla, pasi të skuqen pak shtojmë dhe kërpudhat të prera në copa të vogla dhe rregullojmë shijen me kripë e piper. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë dhe për pesë minuta të tjera.

3- Tani përgatisim kremin beshamel. Në një tenxhere të vogël shkrijmë gjalpin dhe pastaj hedhim miellin dhe i trazojmë mirë, pastaj shtojmë qumështin dhe i përziejmë vazhdimisht që të mos formohen kokërriza. E lëmë të ziejë në zjarr të ulët për pak minuta dhe në fund i shtojmë kripën dhe piperin.

4- Marrim krepat dhe i mbushim me përbërjen e mishit të pulës me kërpudha. I mbyllim anët dhe i kthejmë përmbys duke i radhitur një nga një në tepsi. Pastaj i hedhim sipër salcë beshamel. Sipas dëshirës mund t’i hedhim edhe pak djath të grirë kaçkavall.

5- I vendosim të piqen në furrën e ngrohur më parë në 180 gradë, derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë.

6- Ju bëftë mirë!

3. Sallatë greke

Përbërësit:

  • 3 domate
  • 2 kastravecë
  • 1 qepë e kuqe
  • ¼ filxhan vaj ulliri
  • 4 lugë gjelle lëng limoni
  • 150 gr djathë i bardhë
  • 6 ullinj të zinj (tjetër)
  • 1 lugë çaji rigon
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja:

1- Merrni një pjatë për servirje dhe sistemoni domatet e prera në copa mesatare.

2- Më pas qëroni dhe pritini kastravecat së bashku me qepët.

3- Vendosni ullinjtë dhe djathin e prerë në kube mesatare.

4- Spërkatini të gjithë përbërësit me lëngun e limonit, kripën, piperin e zi dhe rigonin.

5- Në fund hidhni mbi to edhe vajin e ullirit dhe është gati për t’u servirur.

6- Ju bëftë mirë!

4. Kadaif me arra

Përbërësit:

  • 400 gr kadaif
  • 200 gr gjalpë
  • 200 gr arra
  • 250 ml ujë
  • 500 gr sheqer
  • 20 gr vanilje

Përgatitja:

1- Lyeni format specifike me nga një lugë gjalpë të shkrirë.
2- Vendosni nga një grusht kadaif tek secila. I shtoni përsëri gjalpë sipër. Shtoni tek çdo formë, arra të grira.
3- Vendosini në furrë në temperaturë 170 gradë përreth 45 minuta.
4- Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni sheqerin dhe vaniljen. Trazojeni mirë dhe e lini të ziejë për 10 minuta.
5- Pasi e keni nxjerrë kadaifin nga furra shtoni shërbetin që përgatitëm. Servireni në pjatë dhe shijojeni!
Pin It