1. Supë me Fasule dhe Rukola
Përbërësit:
- vaj ulliri
- 4 thelpinj hudhër
- gjysmë kokrre qepë(mesatare)
- 1 kungull (jeshil)
- 150 gr fasule (të ziera)
- 1 gjethe dafine
- trumëz (e freskët)
- kripë
- piper
- 200 gr rukola
- 30 gr djathë parmixhano
- 800 ml ujë (ose lëng perimesh)
Përgatitja:
1- Ngrohni vajin në një tenxhere të thellë. Shtoni qepën, hudhrën dhe kungullin e prerë në kubikë. Skuqini për 5-6 minuta derisa qepa të bëhet transparente dhe kungulli të ketë marrë ngjyrë.
2- Shtoni lëngun e perimeve ose ujin, fasulet, gjethen e dafinës, trumzën, kripën dhe piperin.
3- Lëreni të ziejë për 10 minuta, më pas shtoni rukolën dhe vazhdoni ta zieni edhe për 3 minuta.
4- Miksojeni supën me blender dore dhe krijoni një masë kremoze.
5- Shtoni djathin parmigiano dhe përzijeni. Shërbejeni të ngrohtë.
6- Ju bëftë mirë!
2. Kofshë Pule të pjekura me Ullinj, Domate dhe Patate
Përbërësit:
- 8 kofshë pule (me kocka)
- 5 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji rigon
- 470 gr domate qershi (pomodorini)
- 1/2 filxhanë ullinj (pa fara)
- kripë
- piper i zi
- 2 patate (të mëdha, të qëruara dhe të prera në formë kubike)
- 3 degëza rozmarinë (të freskët)
Përgatitja:
1- Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë C. Në tiganin ku do të piqen, hedhim patatet e prera në formë kubike me tre lugë gjelle vaj dhe i rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
2- I rregullojmë patatet në mes të tiganit dhe pastaj vendosim kofshët e pulës sipër tyre.
3- Shpërndajmë ullinjtë dhe domatet sipër kofshëve dhe pastaj pluhurosim kofshët me rigon, kripë dhe piper.
4- Spërkasim me dy lugët e mbetura të vajit të ullirit tavën dhe rregullojmë mbi të disa degëza rozmarine.
5- I pjekim për rreth 40 minuta, duke i trazuar përbërësit njëherë apo dy herë ndërsa gatuhen.
6- Vendosim kofshët në një pjatancë dhe pastaj kthejmë perimet në furrë dhe i pjekim derisa patatet të marrin një ngjyrë kafe të artë, për rreth 10 minuta më tepër.
7- Rregullojmë kofshët në pjatë dhe me lugë hedhim rrotull tyre patatet.
8- Me lugë shpërndajmë mbi kofshë edhe përzierjen e ullinjve dhe domateve. I shërbejmë menjëherë.
9- Ju bëftë mirë!
3. Sallatë me Panxhar dhe Djathë dhie
Përbërësit:
- 4 panxhar (mesatarë, të qëruar, të shkurtuar dhe të prerë në gjysmë)
- 1/3 filxhan arra (të copëtuara)
- 280 gr zarzavate të gjelbëra (të përziera)
- 1/2 filxhan lëng portokalli (koncentrat, të ngrirë)
- 1/4 filxhan uthull balsamike
- 1/2 filxhan vaj ulliri
- 56 gr djathë dhie
Përgatitja:
1- Vendosim panxharët në një tigan, të cilin e mbushim me ujë të mjaftueshëm për t’i mbuluar. E lemë ujin të vlojë, pastaj i gatuajmë për 20 deri në 30 minuta, derisa të zbuten. I kullojmë dhe i lemë të ftohen, pastaj i presim panxharët në formë kubike.
2- Ndërsa panxharët janë duke u gatuar, vendosim arrat në një tigan në temperaturë mesatare. I nxehim derisa të ngrohen dhe të fillojnë të piqen. I heqim nga i nxehti dhe i lemë mënjanë të freskohen.
3- Në një tas të vogël, trazojmë së bashku koncentratin e lëngut të portokallit, uthullën balsamike dhe vajin e ullirit për të bërë salcë.
4- Vendosim nga një gjethe të gjerë zarzavatesh jeshile mbi secilën prej pjatave dhe sipër secilës hedhim arrat, i spërkasim me djathë dhie dhe vendosim panxharët duke i spërkatur me salcën e përgatitur.
5- Ju bëftë mirë!
4. Tortë me Mollë

Përbërësit:
- 8 mollë të verdha
- 1 petë sfoliat (në formë rrethore)
- 2 bustina sheqer vanilje
- kanellë
- 100 gr gjalpë
- 100 gr sheqer
Përgatitja:
1- Qërojini mollët të gjitha. Ndajini në gjysmë dhe hiqjuni dhe bërthamat.
2- Shkrijeni gjalpin në një tigan rrumbullak që përdoret dhe për furrë, me buzë të larta që nuk ngjit.
3- Shtoni sheqerin dhe uleni flakën që të bëni karamelizimin.
4- Vërini mollat në formë kurore, duke vendosur disa feta në qendër. Sheshojini me një spatul.
5- Mollët duhet të zhyten në sheqerin e karamelizuar, që nuk duhet të marrë ngjyrë kafe, thjesht të artë. Hidhini sipër sheqerin me vanilje dhe kanellën.
6- Hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni me brumin sfoliat duke i kapur mirë anët.
7- Futeni në furrë në temperaturë mesatare për 35-40 minuta.
8- Kur ftohet kthehet përmbys në një pjatë të madhe të sheshtë dhe shërbehet e ftohtë.
9- Ju bëftë mirë