1. Supë kremoze me Perime

Përbërësit
- 1 qepë(e madhe, e qëruar dhe e prerë imët)
- 2 thelpinj hudhër (të prerë imët)
- 2 karrota (të mëdha, të qëruara dhe të prera në kube të vegjël)
- 2 fije selino (të lara dhe të prera në masë sa karrotat)
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 300 gr perime (të qëruara dhe të prera)
- 600 ml lëng pule (ose mish viçi)
- 1 gjethe dafine
- 1 lugë gjelle erëza
- 1/2 lugë gjelle kripë
- piper
Përgatitja
1- Në një tigan apo enë për supë ngrohni vajin, shtoni qepën dhe gatuajini ngadalë deri sa qepa të zbutet.
2- Shtoni hudhrën, karrotat dhe selinonë dhe gatuajini për 5 minuta, por kujdes mos digjni hudhrën.
3- Shtoni perimet e prera dhe përziejini, shtoni dhe lëngun e mishit dhe gjethen e dafinës dhe gatuajini përreth 20 minuta.
4- Kalojeni në blender supën, mund të zgjidhni ta lini kremoze ose me pak copëza perimesh, sipas dëshirës.
5- Vazhdoni ta gatuani supën dhe për 5 minuta të tjerë që të shterrojë dhe pak, hidhini kripë dhe piper për shije dhe shërbejeni.
6- Ju bëftë mirë!
2. Patëllxhanë të Mbushur

Përbërësit
- 2 patëllxhanë (mesatarë)
- 3 karrota
- 1 qepë (e madhe)
- 2 domate (të pjekura)
- 4 lugë gjelle djathë (i copëtuar)
- piper
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- kripë
- rigon
Përgatitja
1- Lajini me kujdes patëllxhanët, thajini me letër kuzhine dhe prejini në mes për së gjati. Hiqjuani tulin dhe prijini në copa.
2- Gatuajini pjesët e jashtme në ujë të bollshëm me kripë për 20 minuta, derisa të bëhen të butë, kullojini dhe vërini mënjanë.
3- Ngrohni vajin në një tigan dhe skuqni qepën derisa të zbutet.
4- Shtoni karotat e prera në kube dhe domaten e grirë.
5- Lërini të gatuhen për ndonjë minutë dhe më pas shtoni dhe tulin e patëllxhanit, pak kripë, piper dhe rigon.
6- Lëreni të gatuhen në flakë të ngadaltë përreth 20 minuta duke i përzier herë pas here.
7- Shtoni 2 lugë djathë, përzejini mirë, mbushni patëllxhanët dhe vendosini në tavë. Shpërndani djathin e grirë dhe futeni në furrë në 180° C për 15 minuta.
8- Ju bëftë mirë!
3. Makarona me pesto dhe djathë kaçkavall

Përbërësit
- 1 pako makarona (Farfalle)
- 1 thelpi hudhër
- pak majdanoz
- vaj ulliri
- pesto (roso tigullio me domate të thara dhe fistëkë)
- salcë domatesh
- piper
- 100 gr djathë kaçkavall
- kripë
Përgatitja
1- Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni për të zierë makaronat.
2- Ndërkohë grini imët hudhrat, majdanozin. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni hudhrat me salcën me domate dhe fistëkë. Trazojini mirë dhe shtoni pak ujë.
3- Më pas shtoni dy lugë salcë. Rregullojeni shijen me kripë e piper, sipas dëshirës.
4- Shtoni makaronat Farfalle. Grini sipër pak djathë kaçkavall. Shërbejini të ngrohta.
5- Ju bëftë mirë!
4. Speca të skuqur me Uthull balsamike

Përbërësit
- 6 speca (të mëdhenj, të kuq)
- 1/3 filxhan çaji vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër (të qëruar dhe të grirë)
- 1/3 filxhan çaji uthull balsamike
- kripë
- piper
- 1/3 filxhan çaji majdanoz (i freskët, i copëtuar)
Përgatitja
1- Lajmë dhe thajmë specat, pastaj iu heqim farat, pjesën e bishtit dhe cipën.
2- Presim specat në shirita 2.5 cm. Nxehim vajin në tigan të madh me fund të rëndë dhe shtojmë specat, duke i trazuar mirë derisa të mbulohen në vaj.
3-I gatuajmë specat në temperaturë mbi mesataren derisa të fillojnë të zbuten dhe të marrin ngjyrë kafe, duke i trazuar shpesh për rreth 10 minuta.
4- Shtojmë hudhrën dhe i gatuajmë edhe për një minutë ose dy.
5- Shtojmë uthullën balsamike, i sezonojmë me kripë dhe piper dhe i përziejmë mirë.
6- I gatuajmë edhe për 3 deri në 4 minuta derisa specat të kenë përthithur të gjithë uthullën.
7- I hedhim dhe majdanoz të freskët të copëtuar dhe i vendosim në pjatancë për t’i shërbyer.
8- Ju bëftë mirë!
5. Red Velvet

Përbërësit
- 250 ml dhallë
- 1/2 filxhanë vaj
- 2 vezë
- 1 lugë uthull
- 2 e gjysmë filxhanë miell
- 2 filxhanë sheqer
- 2 lugë kakao
- 1 lugë kripë
- pak sodë buke
- gjysmë luge ngjyryes ushqimor(i kuq)
- 125 gr gjalpë
- 300 gr sheqer pluhur
- 125 gr krem djathi
Përgatitja
1- Në një enë shtoni vezët dhe vajin. Trazojini mirë. Shtoni dhallin Lufra.
2- Tani shtoni uthullën, miellin, sheqerin, kakaon, kripën, sodën e bukës dhe bojë të kuqe ushqimore. I përzieni mirë.
3- Më pas e kaloni masën në një enë specifike. Bëni tre të tilla dhe i fusni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë.
4- Në një enë shtoni gjalpin, sheqerin pluhur, kremin e djathit dhe i përzieni mirë me një rrahës elektrik.
5- Shtroni një shtresë nga brumi i përgatitur më parë. Sipër e lyeni me masën e kremit të djathit.
6- Veproni kështu tri herë. E fusni në frigorifer për disa orë të ftohet dhe në fund shijojeni!
7- Ju bëftë mirë!