Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

29 shtatori është DitaKombëtare e Trashëgimisë Kulturore-DKTK, mbështetur ne ligjin 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”.

DKTK është festa më e re që populli ynë  feston, si dita kur të gjithë kujtojmë sakrificat e brezave në ruajtje të gjuhës dhe kulturës sone.

Në themel të kësaj dite qëndron akti patriotik dhe atdhetar i ushtarakëve Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të parkut të Apollonisë në vitin 1916 gjatë luftës së I-rë botërore dhe së dyti se zhvillohet paralelisht, në fund të muajit shtator me aktivitetin “Ditën e Trashëgimisë Kulturore”, një aktivitet qe kulmon me fushatën e Këshillit të Evropës “Europa, një trashëgimi e përbashkët”.

Festimet për herë të parë të datës 29 Shtator, si DitaKombëtare e Trashëgimisë Kulturore kane qene në vitin 2003, në rang kombëtar, ku përfshinë një seri aktivitetesh multikulturore.

Në vitin e dytë të festimeve, në vitin 2004, më 29 shtator krahas festimeve të këtin përvjetori, u hap edhe Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës me 29 shtator- 5 tetor.

Kjo festë po shndërrohet në një tribunë të ballafaqimit të vlerave të identitetit tonë kulturor kombëtar si dhe në një moment reflektimi dhe konvergimi idesh dhe projektesh ne mbeshtetje te memories dhe trashëgimisë sonë të përbashkët europiane. /ATA/

Pin It