Një herë njeriut iu dhurua bota.
Një herë iu tregua sa rrugë i ka toka.
Një herë iu tha të gjitha janë të tuat por asgjë nuk ke.
Një herë erdhi nga dheu për të dëshmuar se ai s’është veç dhé.
Një herë iu mundësua të ngrihet mbi baltën e tij dhe të shikojë përtej vetes në mënyrë që të mbetet vetvetja.
Një herë iu zbulua se ai është vetë jeta. Kjo “një herë” është çasti në të cilin frymojmë tani dhe këtu.
Qëllimi shfaqet veç aty ku ka mendim
Jeto si di e si mundesh, por s’mund të jetosh pa qëllim
Nëse rrugën deri te qëllimi me ferra e gjemba e ke të shtruar
Le të jetë qëllimi yt aq i lartë, sa t’ia vlejë të jesh nga gjembat i shpuar.
-Fatmir Muja