Gjersa unë nuk do të jem skllav, atëherë nuk do të jem as sundues. Kjo shpreh idenë time të demokracisë.
Shmang popullaritetin në qoftë se dëshiron të kesh paqe.
Fletët e votimit janë pasardhëset e drejta dhe paqësore të plumbave.
Bëhu i sigurt që e ke vënë këmbën në vendin e duhur, pastaj qëndro i palëkundshëm.
Karakteri është si një pemë dhe reputacionin si një hije. Hija është ajo që ne e mendojmë për të, pema është e vërteta.
Gjithë jetën time kam provuar të këpus një gjembaç dhe të mbjellë një lule kudo që ajo mund të rritet në mendime dhe meditime.
Gjithçka që jam, apo të shpresojmë se do të jem, unë i detyrohem nënës sime engjëll.
Gjithmonë ta kesh parasysh se vendosmëria jote për të pasur sukses është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.
Çdo popull kudo, duke qenë i vetëdijshëm dhe duke pasur pushtetin, ka të drejtë të ngrihet, të tundë qeverinë ekzistuese dhe të formojnë një të re që i përshtatet atij më mirë. Kjo është e drejta më e vlefshme – më e shenjtë – një e drejtë e cila ne shpresojmë dhe besojmë, ka për të çliruar botën.