11 Marsi është dita e 70-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 295 ditë.

537 – Ostrogotët rrethojnë Romën (rrethimi i parë që zgjati një vit). Forcat që mbronin qytetin komandoheshin nga gjenerali iliro-romak Flavius Belisarius. Roma ishte shumë e madhe për t’u rrethuar plotësisht fizikisht, kështu, gotët ngritën shtatë kampe duke bllokuar portën kryesore dhe rrugët për qasje në qytet; pastaj ata bllokuan ujësjellsin, duke bërë që mullinjtë e drithrave të mos punonin. Belisarius, për ballë këtij problemi, ndërtoi mullinj lundrues në lumin Tiber. Por vështirësitë për qytetarët rriteshin çdo ditë. Belisarius i shkroi një letër perandorit iliro-romak Justinian, duke kërkuar përforcime: “…banorët e Romës nuk do të hezitojnë për të zgjedhur udhën e cila është më e mirë për interesat e tyre…për më tepër, romakët do të detyrohen nga uria për të bërë shumë gjëra që preferonin të mos i bëjnë”. Nga frika e ndonjë tradhtie të mundshme, Belisarius morri masa ekstreme; ai shkarkoi Papa Silveriusin nën dyshimin se kishte hyrë në bisedime me gotët; gjithashtu, Belisarius dha urdhër që çelësat e portave të qytetit të ndërroheshin dy herë në muaj dhe shtoi patrullat gjatë natës. Rrethimi zgjati 1 vit, dhe gotët u tërhoqën.
1669 – Vullkani Etna në Itali shpërthen duke shkaktuar vdekjen e 15 mijë njerëzve për rreth Katanias, Sicili.
1702 – Botohet gazeta e parë britanike “Daily Courant”. Gazeta përbëhej nga një fletë e vetme, me lajme në njërën faqe dhe me reklama në faqen tjetër. Botuesja Elizabeth Mallet tha se gazeta do të sillte vetëm lajme, pa komente, pasi lexuesit ishin aq në gjendje për gjykuar vetë rreth asaj që lexonin.
1789 – Benjamin Banneker dhe Pierre “Peter” Charles L’Enfant fillojnë planet për ndërtimin e kryeqytetit amerikan (Uashington DC.). L’Enfant ishte francez amerikan, arkitekt; Banneker, ndihmësi i tij, ishte zezak. Sipas një gojëdhëne, kur L’Enfant u përjashtua nga projekti (me urdhër të presidentit Uashington) ai mori me vete edhe skicat e projekteve. Por Banneker provoi se kishte aftësi të rralla; bazuar në kujtesën e tij, Bannaker mundi të riprodhonte thuajse të gjithë planimetrinë e kryeqytetit, dhe punimet vazhduan pa ndihmën e L’Enfantit.
1918 – Moska bëhet kryeqytet i Rusisë së revolucionit.
1935 – Hermann Goering shpall zyrtarisht krijimin e Forcës Ajrore gjermane, Luftwaffe.
1986 – Mbushen 1 milionë ditë nga koha kur sipas legjendës, Romuli themeloi Romën (21 mars 753 pes).
2003 – Themelohet Gjykata Ndërkombëtare e Hagës (Tribunali i Hagës)
Lindje
- 1544 – Torquato Tasso, poet italian
- 1952 – Douglas Adams, shkrimtar britanik
- 1963 – Azem Hajdari, politikan shqiptar
Vdekje
- 1948 – Frano Gjini, filozof dhe teolog shqiptar
- 2006 – Slobodan Milosheviq, diktator, president i Serbisë dhe Jugosllavisë
Festa dhe përvjetore
- – Dita botërore e veshkave