18 Janari është dita e 18 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 357 ditë.
Ngjarje
1689 – Lindi Charles-Louis de Secondat, Baron de La Brède et de Montesquieu, filozof francez (v. 1755 ), mendimtar politik gjatë Epokës së Iluminizmit. I njohur thjesht si Montesquieu, është i famshëm për artikulimin e teorisë së ndarjes së pushteteve, e cila është zbatuar në shumë kushtetuta të gjithë botën . Montesquieu bëri më shumë se çdo autor tjetër për të siguruar vendin e fjalës “despotizëm” në fjalorin politik. Thonë se tij i takon pjesërisht merita për popullarizimin e termave “feudalizëm” dhe “Perandori Bizantine”.
1903 – Presidenti Theodore Roosevelt i dërgon një mesazh radiofonik mbretit Edward të Anglisë; ky është mesazhii i parë ndër-atlantik me radio dërguar nga Shtetet e Bashkuara.
1919 – Themelohet në Londër firma Bentley Motors Limited, e njohur për automobilë luksozë sportiv. Firma Rolls – Royce e bleu Bentley-n në vitin 1931, por si për ironi, Bentley Motors u bë pasardhës i drejtpërdrejtë i Rolls-Royce Motors. Të dyja këto firma të njohura britanike u blenë nga Volkswagen AG e Gjermanisë, në vitin 1998.
1993 – Dita Martin Luther King, i Riu, vëzhgohet zyrtarisht për herë të parë në të 50 shtetet e SHBA-së.
1997 – Norvegjezi Boerge Ousland u bë personi i parë që kaloi Antarktikun i vetëm dhe i pa ndihmuar.
2012 – Wikipedia në gjuhën angleze mbyllet për 24 orë në formë proteste ndaj SOPA e PIPA.
Lindje
1689 – Montesquieu, filozof francez (v. 1755)
1882 – A. A. Milne, shkrimtar anglez (vdiq më 1956)
1904 – Cary Grant, aktor amerikan (v. 1986)
1905 – Joseph Bonanno, mafioz italo-amerikan (v. 2002)

1935 – Pjetër Arbnori, shkrimtar dhe politikan shqiptar
1967 – Iván Zamorano, futbollist kilian
1971 – Josep Guardiola, trajner i FC Barcelona
1979 – Yumiko Kobayashi, dubluese japonez
1985 – Riccardo Montolivo, futbollist italian
1989 – Andi Vigani, personazh luminar
Vdekje
1367 – Pedro I, mbret i Portugalisë (lindi më 1320)
1862 – John Tyler, kyetari i 10-të i SHBA-së (lindi më 1790)
1977 – Xhemal Bijediq, politikan boshnjak.