22 Dhjetori është dita e 356 e kalendarit gregorian (dita e 357 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 9 ditë.
1992 – “Arkivat e Terrorit” zbulohen në një stacion policie në periferi të Asuncion, kryeqyteti i Paraguajit. Avokati i të drejtave të njeriut Dr Martín Almada, ishte në kërkim për fotografi të një ish-të burgosuri. Në vend të saj, ai gjeti dosjet ku përshkruheshin fatet e mijëra amerikano-latinëve që ishin rrëmbyer, torturuar dhe vrarë nga shërbimet e sigurimit të Argjentinës, Bolivisë, Brazilit, Kilit, Paraguajit, dhe Uruguajit, në kuadër të Operacionit Condor. “Arkivat e Terrorit” përmbajnë të dhëna rreth 50-mijë njerëzve të vrarë, 30-mijë të zhdukurve dhe 400-mijë të burgosurve. Në maj të vitit 2000, një mision i UNESCO-s vizitoi Asuncion pas një kërkese nga autoritetet e Paraguajit për përfshirjen e arkivave të terrorit në Kujtesën e Rregjistrit të Botës, pjesë e një programi që synon ruajtjen e trashëgimisë dokumentare të njerëzimit.

1639 – Lindi Zhan Rasin, shkrimtar francez (v. 1699)

1903 – Lindi Odhise Paskali, skulptor shqiptarë (v. 1985)