6 Dhjetori është dita e 340 e kalendarit gregorian (dita e 341-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 25 ditë.

1768 – Në Edinburg të Skocisë del botimi i parë i Enciklopedisë Britanike, njohuri të përgjithshme të gjithëanëshme në gjuhën angleze; ky botim i parë përbëhej nga 3 vëllime; botimi i vitit 2010, përmban 32 vëllime (më shumë se 1 vëllim për çdo shkronjë të alfabetit anglisht). Enciklopedia Britanike është shkruar nga rreth 100 redaktorë dhe më shumë se 4000 bashkëpuntorë, përfshi 110 fitues të Çmimit Nobel dhe pesë presidentë amerikanë. Ajo konsiderohet si një nga enciklopeditë më akademike në botë dhe më e vjetra në anglisht, e cila ende vazhdon të botohet.

1877 – Del numri i parë i gazetës Washington Post, sot gazeta me qarkullimin më të madh, pas USA Today, Wall Street Journal, New York Times dhe Los Angeles Times. Gazeta WP ka fituar 47 çmime Pulitzer. Më 5 gusht 2013, Jeff Bezos i Amazon.com, ra dakord për t’a blerë gazetën për 250 milionë dollarë, duke e përfunduar transaksionin më 1 tetor 2013.