9 Janari është dita e 9 e vitit, deri në fund të vitit janë edhe 356 ditë.

1839 – Akademia franceze e Shkencave shpall procesin e fotografisë të tipit Daguerre, si shpikje dhe trashëgimi të artistit francez Zhak Mande Louis Daguerre. Në vetëm pak muaj pas kësaj shpalljeje, manuali udhëzuez për të prodhuar fotografi sipas kësaj metode (Daguerreotype) mund të gjendej në të gjithë botën në një numër përkthimesh. Veçoria në këtë lloj fotografimi është origjinaliteti i figurës dhe ngjyra gri ose argjendi që i jep fotos një pamje klasike. Nga fillimi i viteve 1860, Daguerreotype u zevendësua me metoda të tjera më pak të kushtueshme. Por një ringjallje e daguerreotypit ndër fotografët e interesuar në proceset historike është vënë re ne vitet 1980 – 90 dhe ka vazhduar në vitet 2010.

1996 – Ndërpritet ura ajrore humanitare për Sarajevë, ura më e madhe ajrore në historinë e aviacionit pas bllokadës sovjetike të Berlinit. Gjatë tre viteve luftë në Bosnjë e Hercegovinë, janë kryer 13.000 fluturime humanitare ku janë dorëzuar më shumë se 160.000 ton ndihmë.

2007 – Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Steve Jobs, tregon publikisht iPhonin e parë. Në fjalën e tij, Jobs tha, “Kam qenë në kërkim për dy vjet e gjysmë dhe sot, Apple shpall rishpikjen e telefonit” – kombinim i tre pajisjeve: iPod, Telefon, Komunikues Internet