
Për 10 ditë alpinistët nga Franca, Holanda, Italia, Sllovenia dhe Australia vëzhguan dhe eksploruan thellësitë e Kanioneve duke deklaruar se kanionet e Nivicës janë një prej bukurive natyrore më të rralla në Europë dhe duhen mbrojtur si pasuri e madhe natyrore.
Për më shumë ky aktivitet i rrallë për nga lloji i vet do të hapë një mundësi të madhe për banorët e zonës për zhvillimin e turizmit të sporteve ekstreme në krahinën e Kurveleshit. Pamjet u publikuan në Facebook nga studiuesi i njohur Auron Tare.