Komisioni i Ligjeve – Amnistia, Manjani: Përfitojnë 670 të dënuar, mes tyre 15 gra

ministri-i-drejtesise-ylli-manjani-759x500

Komisioni i Ligjeve po shqyrton projekligjin për amnistinë.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se kjo amnisti vjen dhe për qëllim të ndryshimit të shpeshtë të legjislacionit dhe i drejtohet grupeve të margjinalizuara

Manjani raportoi se të denuarit që lirohen me këto kushte janë rreth 670 persona, nga këta janë 15 gra nga 94 gjithsej, 7 burra të moshuar, 8 të mitur.

Amnistia dhe tek ndjekjet penale, kur denimi nuk është më shumë se dy vjet si dhe për personat që dorëzojnë armë deri në prill 2017.

Ylli Manjani: “Amnistia nuk çështje mbipopullimi, edhe pse ka rreth 600 të burgosur. Nuk amnistohen ata që janë nën hetim për korrupsion, vrasjet. Nuk amnistohen përsëritësit e veprave penale dhe dhunuesit në familje”

 

Pin It