Borxhi i Shqipërisë ndaj qeverisë italiane do të konvertohet në 11 projekte të sektorëve të ndryshëm. Qeveria shqiptare dhe ajo kanë rënë dakord për financimin e një sërë projektesh dypalëshe. italiane Ministria e Financave zhvilloi ceremoninë e shpalljes së 11 projekteve fituese të përzgjedhur midis 57 propozimeve.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se projektet kapin vlerën e 4 milion eurove. “Projektet e financuara i përgjigjen nevojave konkrete të grupeve të caktuara të interesit dhe janë në linjë me strategjitë zhvillimore të qeverisë shqiptare. Shtrirja gjeografike e projekteve prek pak a shumë të gjithë vendin dhe ndërhyn në sektorë me një prioritet të lartë për secilën nga bashkitë e financuara”, theksoi ministri Ahmetaj.
Deri tani, ky program ka financuar 15 milionë euro në projekte lokale, kryesisht në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.
Ambasadori i Italisë Alberto Kutilo tha se projekti do të vijojë duke vazhduar konvertimin e mëtejshëm të borxhit në projekte sociale. “Kemi përfunduar negociatat për një tjetër marrëveshje për konvertimin e borxhit për 20 milionë euro të tjera. Edhe këto para do të shkojnë në përfitim të programeve, që mbështesin politikat sociale, siç parashikohet nga marrëveshja. Ky vendim pasqyron suksesin, që kemi arritur deri tani me këtë program”, tha ai.