Gjatë sezonit të dimrit, banorët e Dukagjinit përdorin rrugën e Kirit për t’u lidhur me Shkodrën, pasi rruga e Qafë Thores, që është edhe më e shkurtër, çdo vit bllokohet për shkak të orteqeve të mëdha të deborës në këtë zonë.
Dy automjete dhe 3 persona kanë mbetur të bllokuar në rrugën Dukagjin-Shkodër, në vendin e quajtur Qafa e Thores. Shkak i kësaj situateje janë bërë orteqet e dëborës, që e kanë bërë rrugën të pakalueshme.
Gjatë një kontakti me telefon, një nga personat e bllokuar, Pavlin Polia shprehet se ndodhen në mes të rrugës dhe e kanë të pamundur të lëvizin. Në këto kushte kërkohet ndihma e ndonjë fadrome për të hapur rrugën, në vendin ku ajo është bllokuar nga bora.
Mësohet se, 3 personat janë duke bërë tentativa për t’u kthyer mbrapsht, por është tepër e vështirë të bëhet kthimi i automjeteve.